Dortmund transferon yllin e Juventusit për 30 milionë euro!

Skuadra e Juventus mund të humbasë një futbollist shumë të rëndësishëm gjatë këtij afati kalimtar veror.

Borussia Dortmund është skuadra që ka kthyer sytë kah Zonja e Vjetër dhe ka bërë gati një ofertë të majme për njërin nga yjet e saj.

Bëhet fjalë për një shumë prej 30 milionë eurosh për shërbimet e Merih Demiral i cili është i pakënaqur me situatën të cilën kaloi sezonin e kaluar.

Verdhezinjtë janë të vetëdijshëm për një gjë të tillë dhe po kërkojnë të shfrytëzojnë maksimalisht këtë situatë.

23 vjeçari është në pikën kulminante të karierës së tij dhe po kërkon një skuadër ku mund të luajë rregullisht, gjë të cilën skuadra gjermane është e gatshme tja ofrojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here