E bujshme: Rudiger rikthehet në Serie A

Antonio Rudiger rikthehet në Itali.

Mbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger pritet që të rikthehet në Serie A gjatë kësaj vere, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Thomas Tuchel.

Rudiger bëri një sezon të shkëlqyeshëm me Blutë e Londrës duke fituar Ligën e Kampionëve, mirëpo Tuchel nuk beson te 28-vjeçari.

Gjermanit i skadon kontrata me Chelsean vitin e ardhshëm dhe drejtuesit synojnë ta shesin atë para se të largohet vitin e ardhshëm me kosto zero.

Mediat italiane raportojnë se interesim për Rudiger kanë shfaqur Juventus, Roma dhe Milan.

Mbetet ta shohim se te cili gjigant italian do të transferohet gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here