Gati oferta prej 60 milionë eurove, Tottenham transferon yllin e Serie A

Dusan Vlahovic është objektivi i parë i Tottenham për sulmin.

Sipas Telegraph, Spurs mund t’i paraqesin shumë shpejt një ofertë prej rreth 60 milionë euro Fiorentina-s.

Risia është se klubi anglez ka dëshirë ta marrë serbin pavarësisht nga shitja e mundshme e Harry Kane, duke parë se presidenti Daniel Levy do të bëjë gjithçka është e mundur për ta mbajtur.

Paratici shikon përsëri në Serinë A, pasi ka marrë Gollini-n dhe është në pritje për të marrë në Londër edhe Romero-n.

Operacioni tjetër është ai që ka lidhje me Simy, më ekonomik se Vlahovic, por qendërsulmuesi i Fiorentina-s është objektivi numër një.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here