Manuel Locatelli vazhdon të ngulmojë për të ardhmen e tij.
Interesi i Juventusit për të dihet, po ashtu, edhe pse takimet e mëparshme me Sassuolo nuk kanë çuar në “tymin e bardhë”.
Në orët e ardhshme priten kontakte të reja, të konfirmuara nga CEO i Sassulo, Giovanni Carnevali, për mikrofonat e “Sky Sport”. Vullneti i mesfushorit, megjithatë, është mjaft i qartë:
“Nesër do të flasim, por nuk është e sigurt se do të takohemi. Locatelli dëshiron Juventusin, por për të mbyllur marrëveshjen na duhet një akord që nuk ekziston vetëm për momentin. Ne do të donim që Manuel të luante përsëri në Itali, edhe pse Arsenali bëri një ofertë, një ekip tjetër anglez gjithashtu hyri në garë”.