Fillon epoka Sarri: Lazio transferon yllin e Benfikës për 20 milionë euro

Lazio ka gati goditjen e rradhës në merkato.

Maurizio Sarri ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ri dhe pas Elseid Hysaj ka gati përforcimin e rradhës.

Siç raportojnë mediat italiane dhe ato spanjolle, Lazio është pranë transferimit të mbrojtësit të Benfikës, Alex Grimaldo.

Sarri personalisht ia ka kërkuar Tares transferimin e Grimaldos, pasiqë e sheh spanjollin si përforcimin ideal për krahun e majtë të mbrojtjes.

Lazio ka nisur bisedimet me Benfikën dhe marrëveshja pritet të arrihet për shifrën e 20 miliona eurove.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here