Zyrtare: Armando Sadiku rikthehet në Spanjë, firmos me Las Palmas

    Armando Sadiku ka firmosur menjëherë kontratën e re pas largimit të tij nga Bolivari.

    Kjo ishte një ndër arsyet kryesore të sulmuesit që u largua pasi zgjodhi të kthehej sërish në Europë, ndërsa kishte gati marrëveshjen me Las Palmas.

    Klubi spanjoll ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të Shqipërisë që vjen si lojtar i lirë pasi mbylli me mirëkuptim nga të dy palët kontratën me Bolivar.

    Por Las Palmas i ka besuar vetëm për një sezon Sadikut. Kjo nisur nga dy aventura tërësisht dështuese për të që nuk arriti të shënonte asnjë gol me Erzurumspor dhe mbeti hije e vetvetes në Bolivi

    . Me afrimin te Las Palmas, Sadiku kërkon që të përsërisi momentin e artë që kaloi te Malaga.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here