Rruga e Interit këtë verë duket shumë e vështirë për tu kaluar.
Kjo për faktin që kriza financiare ja ka bërë të vështirë Neroazzurëve që të mbajnë në skuadër yjet e saj.
Tashmë edhe Carlo Ancelotti ka një objektiv të rëndësishëm dhe po bën gati një ofertë që Interi do ta ketë të vështirë për ta refuzuar.
Bëhet fjalë për Milan Skriniar i cili mund të shitet këtë verë dhe Ancelotti është shumë i vetëdijshëm që një mundësi të artë para vetes.
Ai i ka kërkuar Real Madrid që të bëj gati një shifër prej 60 milionë eurosh për transferimin e tij.
Përveç tij trajneri italian po kërkon edhe Kalidou Koulibaly nga skuadra e Napolit i cili gjithashtu po kërkon largimin nga Napoli.