Arsenal tashmë kërkon mbajtjen e Xhakës!

Arsenal tashmë është penduar që kërkonte shitjen e Xhakës dhe tani një kontratë e re është duke u bërë gati për kapitenin e tyre.

Kursi ka ndryshuar për Topçinjtë pasi tashmë kërkojnë që të mbajnë mesfushorin për të cilin oferta është gati në tavolinë nga skuadra e Romës, raporton The Athletic.

Xhaka përflitej shumë për një largim nga skuadra e Mikel Artetas, mirëpo paraqitjet e jashtëzakonshme të tij në EURO 2020 kanë bërë drejtuesit e skuadrës londineze që të mendojnë për një rinovim me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here