E hëna e javës së ardhshme pritet që të jetë një ditë e frytshme për drejtuesit e Inter për shkak se do të finalizohet një fazë negociatash që zgjati disa javë.
Negociatat mes Interit dhe skuadrës së Cagliarit priten që të përfundojnë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Telenovela Nahitan Nandez po vjen kah fundit.
Kjo për faktin që uruguajani ditën e hënë do të rikthehet nga pushimet dhe gjatë kësaj dite pritet që të zgjidhen të gjitha paqartësitë me zyrtarizimin që duket orë larg.
Përveç pushimit normal, Nandez do të ketë edhe disa ditë tjera shtesë për të pushuar, fakt ky që mediat italiane e kanë cilësuar si mesazh që ai nuk do jetë më pjesë e skuadrës sardiniane.