Zyrtare: Matteo Lovato tek gjiganti i Serie A!

Pas thashethemeve për disa ditë rresht tashmë ka ardhur edhe konfirmimi, Matteo Lovato është larguar nga Hellas Verona për tu transferuar tek njëra ndër skuadrat më të mëdha në Itali.

Konfirmimi për largimin e mbrojtësit 21 vjeçar ka ardhur nga disa përfaqësues të klubit të cilët bënë të ditur që ai nuk është më pjesë e skuadrës.

Bëhet fjalë për skuadrën e Atalantas e cila ishte në kërkim të një përforcimi tjetër në rradhët e mbrojtjes.

Gian Piero Gasperini po i frikësohet një largimi të mundshëm të Cristian Romeros dhe nuk dëshiron që të mbetet keq në repartin e mbrojtjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here