Arsenal ka hyrë në ‘korsinë’ e Interit sa i përket merkatos së kësaj vere pasi është shumë pranë transferimit të një objektivi të Neroazzurëve.
Inter ka shfaqur interesim për Bruno Guimaraes mirëpo tashmë Topçinjtë duken shumë pranë transferimit të tij para skuadrës së Inzaghit.
Në fakt ylli i Lyon kushton shumë shtrenjtë mirëpo kjo gjë nuk ka ndalur që interesimi për të të rritet ndjeshëm.
Globoesporte bën të ditur që londinezët nuk janë duke u trembur nga aspekti financiar dhe është e gatshme që të ofrojë rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij.
Kjo shifër është shumë e përafërt me atë që po kërkon Lyon dhe marrëveshja duket shumë pranë për tu arritur.