Tomiyaso largohet nga Bologna!

Takehiro Tomiyaso prej sezonit tjetër nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Bolognas për shkak se një skuadër e madhe europiane është pranë firmës me të.

Marrëveshja pritet që të arrihet pas përfundimit të Lojërave olimpike.

Calciomercato bën të ditur që skuadra e Tottenham ka ngritur ofertën për japonezin në 20 milionë euro plus bonuse tjera, gjë që ka bindur drejtuesit e skuadrës italiane për të arritur një akord.

Transferimi i 22 vjeçarit pritet të ndodhë falë insistimit të Fabio Paraticit, i cili e njeh mirë mbrojtësin japonez gjatë kohës kur ishte drejtor sportiv i Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here