Shkëlqeu në Europian: Renato Sanches transferohet në Serie A

Lille e nxjerr në shitje, Renato Sanches transferohet në Serie A!

Mesfushori i Lille, Renato Sanches, shkëlqeu me Portugalinë në Europian edhe përkundër eleminimit të hershëm.

Sanches ishte më i dalluari te Portugalia në Europian dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Lille ka vendosur ta nxjerr në shitje portugezin dhe i ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurove.

Calcio Mercato, raporton se Milan ka nisur bisedimet me Lille për transferimin e Sanches.

Rosonerët e shohin 23-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Calhanoglut dhe janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë euro për të.

Interesim për Sanches kanë shfaqur Bayerni i Mynihut, Barcelona, Arsenali dhe Liverpooli, mirëpo Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Lille dhe Rosonerët janë në pole-position për të siguruar shërbimet e portugezit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here