Shkëmbim spektakolar: Ylli i Realit në San Siro, ndërsa ylli i Milanit në Madrid

Milani dhe Reali kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës!

Milan dhe Real Madrid njihen për marrëdhëniet e shkëlqyeshme pas disa bashkëpunimeve në vitet e fundit.

Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Rosonerët dhe Los Blancos kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.

Milan synon transferimin e Iscos për një kohë të gjatë, ndërsa Reali ia ka kërkuar Rosonerëve në këmbim kartonin e Alessio Romagnolit.

Rosonerët e shohin Iscon si zëvendësuesin ideal të Calhanoglut, ndërsa Madrilenët Romagnolin si zëvendësuesin ideal të Ramos.

Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here