Selektori i deritanishëm i Ukrainës, Andriy Shevchenko, karierën e tij pritet që ta vazhdojë në Serie A.
Të hënën mediat italiane raportuan që pas dorëheqjes së befasishme nga kombëtarja ukrainase ai mund të marrë drejtimin e një skuadre të Serie A.
Ukrainasi në Itali ka qenë pjesë e skuadrës së Milan mirëpo interesimi për të nuk vjen vetëm nga Rossonerët pasi shumë skuadra dëshirojnë shërbimet e tij.
Kalimi i Shevchenkos tani në drejtim klubesh është vetëm çështje kohe dhe pritet të mësohet se cila skuadër e Serie A do sigurojë shërbimet e tij.