Renato Sanches në Serie A tek rivalët e Milanit!

Ditët e fundit përflitej shumë një transferim i mundshëm i Renato Sanches tek skuadra e Milan por një gjë e tillë nuk do të realizohet pasi një tjetër emër i madh italian ka hyrë në garë për të.

Portugezi pritet këtë verë që të largohet nga Lille për të zbarkuar në Apenine.

Është Roma e Jose Mourinhos e cila pas dështimit të transferimit të Granit Xhakës po kërkon Sanches si zëvëndësues për të.

Giallorossët kanë bërë planin gati ku bëhet fjalë për një shifër prej 20 milionë eurosh dhe shërbimet e ndonjë futbollisti të tyre.

Kjo ofertë duket joshëse edhe për kampionët e Ligue 1 të cilët kartonin e tij e llogarisin me një shifër prej 30 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here