Milenkovic ‘arratiset’ nga Fiorentina mirëpo jo për Juventusin!

Nikola Milenkovic pritet që të largohet nga skuadra e Fiorentinës mirëpo Juventus nuk do të jetë skuadra e tij e ardhshme.

Mbrojtësi serb do të largohet nga Serie A për tu transferuar në Premier League.

Bëhet fjalë për Tottenham e cila tashmë ka dërguar agjentin e saj i cili ndodhet në Itali për të përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes.

Me një kontratë që i skadon në qershor të 2022, Fiorentina duket e detyruar për shitjen e tij.

Corriere dello Sport raporton që Liverpool dhe Manchester United ishin gjithashtu të interesuara por dëshira e mbrojtësit është që të veshë fanelën e Spursave.

Kjo për faktin që Fabio Paratici po punon vazhdimisht deri në marrëveshjen përfundimtare me skuadrën nga Firence.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here