Allegri fillon sulmin: Ylli i Real Madrid pranë Torinos!

Massimiliano Allegri i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës një emër tjetër për mesfushën që dëshiron ta ketë nën urdhërat e tij.

Biankonerët kanë kthyer vëmendjen e tyre kah Madridi me urdhër të Maxit.

Bëhet fjalë për mesfushorin gjerman, Toni Kroos i cili akoma nuk e ka të sigurt qëndrimin ose jo në Santiago Bernabeu.

Gjermani akoma po tregon një formë stabile përkundër moshës së tij dhe një emër i tillë në mesfushën e Zonjës së Vjetër do të ishte një infuzion për sezonin e ri.

Ende nuk dihet shuma të cilën po bëhet gati të përgatisin Biankonerët por kriza ekonomike në të cilën është zhytur Real Madrid mund të detyrojë ata për një shitje të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here