El Haddadi do të qëndrojë tek Sevilla!

Munir El Haddadi është duke planifikuar që të qëndrojë tek Sevilla edhe për sezonin 2021-2022.

25 vjeçari përflitej për një largim të mundshëm nga stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan, mirëpo agjenti i tij Francesc Valdivieso i ka hedhur poshtë të gjitha këto zëra.

‘Futbollisti nuk ka synim që të largohet nga skuadra dhe dëshiron të respektojë kontratën e tij që skadon në vitin 2023’- deklaroi Valdivieso për ABC.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here