Hauge largohet, me paratë e tij Milan siguron blerjen e ardhshme!

Siç raporton SportMediaset, Jens Petter Hauge do të largohet nga skuadra e Milanit pas vetëm një sezoni të kaluar në San Siro.

Ai dështoi që të bindë me paraqitjet e tij dhe për këtë arsye nuk bën pjesë më në planet e Stefano Piolit.

Eintracht Frankfurt është shumë pranë transferimit të tij për një shifër prej 12 milionë eurosh, ofertë kjo që është pranuar nga Rossonerët.

Me këtë shumë pritet që të sponzorizohet transferimi i transferimi i Nikola Vlasic nga skuadra e CSKA Moscow.

23 vjeçari kroat ka një vlerë në treg prej rreth 25 milionë euro.

Dëshira e Vlasic është gjithashtu që të transferohet në San Siro pasi aty do të bashkohet me bashkëkombasin e tij, Ante Rebic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here