Pas largimit nga Torino tashmë Salvatore Sirigu ka gjetur skuadrën e tij të re.
Edhe pse priti pak tashmë Sirigu ka zyrtarizuar transferimin tek skuadra e Genoas.
Skuadra italiane ishte një kërkim të një portieri me përvojë pas rikthimit të Mattia Perin tek Juventus.
Nuk mund të gjendej një emër më i përshtatshëm sesa sardiniani i cili ka qenë pjesë e Palermos dhe PSG më herët.
Për dy sezone ishte zgjedhur portieri më i mirë në Ligue 1 gjatë kohës kur mbronte ngjyrat e Paris Saint Germain.