Ancelotti e ‘lë të lirë’, Ceballos transferohet tek gjiganti i Serie A!

Carlo Ancelotti i ka bërë të ditur Dani Ceballos që nuk e ka në planet e tij për sezonin e ardhshëm në Santiago Bernabeu dhe kaq ka mjaftuar për të ndezur zjarrin.

Interesimi për spanjollin nuk ka munguar asnjëherë por dëshira e tij ishte që të luante për Real Madrid, dëshirë kjo që nuk do të realizohet.

Tashmë është mundësia e artë për Milanin që të sigurojë shërbimet e një emri që është ndjekur me vite nga ta.

Kërkesa e Florentino Perez është për një shifër prej 40 milionë eurosh por kjo mbetet një shumë e lartë për Rossonerët të cilët do negociojnë për uljen e këtij çmimi.

Kjo kërkesë mund të pranohet nga Perez i cili po kërkon të largojë sa më shpejtë emrat që nuk janë në planet e Ancelottit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here