Paolo Maldini është duke përgatitur një surprizë të bukur për Stefano Piolin dhe të gjithë fansat e klubit kuqezi.
Kjo për faktin që ai dhe Massara janë duke punuar që gjatë ditëve të ardhshme në Milano të sjellin një futbollist nga skuadra e Juventusit.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Zonjës së Vjetër, Aaron Ramsey i cili pritet të largohet nga Torino këtë verë.
Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që Pioli e sheh atë si një emër ideal për mesfushën e tij dhe një marrëveshje duket se po shtyhet nga Rossonerët.
Akordi pritet të jetë njëherë në formë huazimi dhe pastaj të ketë të drejtë blerje pas një viti.