Largim i dyfishtë nga Milan!

Milan pritet që këto ditë të mbetet me dy futbollistë më pak.

Këto largime do të zyrtarizohen shumë shpejtë për shkak se në udhëtimin e skuadrës për në Valencia ata nuk kanë qenë të grumbulluar me grupin.

Bëhet fjalë për Jens Petter Hauge dhe Caldara të cilët nuk kanë qenë të thirrur nga trajneri Pioli.

Caldara pritet që të qëndrojë akoma në Serie A tek skuadra e Venezias ndërkohë që norvegjezi është një hap larg nënshkrimit të kontratës me Eintracht Frankfurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here