Një lajm i fundit i dalë nga burime afër klubit të Inter ka bërë fansat e kësaj skuadre të përgatiten për skenarin më të keq.
Kjo pasi dy emrat më të rëndësishëm të Neroazzurëve po konsiderojnë dorëheqjen nga postet aktuale.
Bëhet fjalë për Marottan dhe Ausilion të cilët mund të largohen nga kjo skuadër për shkak të pakënaqësive me drejtuesit kinezë të skuadrës.
Një lajm të tillë e bëri të ditur gazetari i Interit, Alfio Musmarra i cili raportoi që këto dy dorëheqje do të ishin një katastrofë sportive për skuadrën zikaltër.