Zëvëndësuesi i Lukakut vjen nga Spanja!

Inter po has në probleme me largimin e Romelu Lukakut derisa sugjerimet e fundit për të gjetur pasuesin e tij vijnë nga Spanja.

Lukaku i premtoi besnikëri Interit mirëpo gjendja e rëndë ekonomike detyroi drejtuesit e skuadrës për të shitur atë në drejtim të Chelseas për 120 milionë euro.

Neroazzurët tashmë janë hedhur në sulm dhe tashmë emri që do të zëvëndësojë belgun duket se është gjetur.

Bëhet fjalë për sulmuesin serb, Luka Jovic i cili është nxjerrë në shitje nga Real Madrid dhe largimi i tij duket të jetë vetëm çështje kohe.

Futbollisti pëlqen shumë edhe teknikun Simone Inzaghi kështu që arritja e një akordi nuk duket të jetë një problem për dy palët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here