Mbledhje Milan-Real Madrid, mundësi për shkëmbim futbollistësh në mesfushë!

Relacioni Madrid-Milano duket që këtë verë është përdorur si asnjëherë në shumë vite.

Një mbledhje është zhvilluar në mes të përfaqësuesve të dy skuadrave për Brahim Diaz mirëpo kjo nuk ishte çështja e vetme që u diskutua.

Pjesë e bisedimeve ishin edhe emrat e Odriozolas dhe Iscos mirëpo temë ishte edhe një yll i Rossonerëve.

Bëhet fjalë për Franck Kessie pasi siç raportojnë mediat në Spanjë, Carlo Ancelotti është i interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Dëshira e Milanit është që të rinovojë me të mirëpo deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Një ofertë e orëve të fundit mund të bindë futbollistin që të ndërrojë shtet mirëpo nga ana tjetër as Milan nuk do mbetet duarbosh për shkak se Isco duket më pranë se kurrë transferimit në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here