Nuk janë vetëm sheikët në garë: Shfaqet mundësia e tretë për Messin, vjen nga Italia!

Lionel Messi u largua nga Barcelona si futbollist i lirë dhe PSG tashmë është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij, veçanërisht nga ajo që thuhet në mediat sociale.

Mirëpo çka nëse sheikët nuk arrijnë ta bindin argjentinasin që të transferohet në Paris? Atëherë në skenë do të shfaqen edhe dy opsione të tjera.

Manchester City është favoriti tjetër me në krye Pep Guardiolën mirëpo skuadra angleze mund të pritet të investojë shumë para për Harry Kane dhe Jack Grealish.

Pikërisht këtu në garë hyn skuadra e Juventusit e cila mund të largojë Cristiano Ronaldon i cili lidhet për një rikthim tek Manchester United ose Sporting Lisbona.

Pronarët e Juventusit, familja Agnelli ëndërron për transferimin e argjentinasit në Torino dhe tashmë para tyre është shfaqur një mundësi e artë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here