Gjigantët francezë po përgatisin një ofertë të majme për të bindur argjentinasin që të transferohet në Parc des Prince.
Paris Saint Germain po udhëheqë garën për transferimin e Lionel Messit pasi Barcelona ditën e enjte bëri të ditur që e ka të pamundur që të rinovojë kontratën me argjentinasin, raporton French Football News.
Mundësitë për rinovimin me Messin janë të vogla mirëpo drejtuesit e skuadrës katalanase akoma nuk e kanë humbur shpresën për ta mbajtur argjentinasin në Camp Nou.