Punë e kryer: Sanches i ofrohet gjigantit italian!

Renato Sanches është një emër që ka ngritur në këmbë shumë skuadra të mëdha italiane.

Milan deri më tani kishte qenë skuadra më e zëshme për transferimin e tij por tashmë situata ka kaluar në një nivel tjetër.

Siç raporton SportMediaset është vetë futbollisti i cili ka bërë të ditur se te cila skuadër italiane dëshiron të vazhdojë karierën.

Mesfushori portugez i Lille ka bërë të ditur që kërkon një transferim tek Juventus përkundër interesimit të madh nga Liverpool dhe Arsenal.

Ndikim në këtë vendim mendohet që ka pasur edhe Cristiano Ronaldo i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëkombasin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here