Pas shitjes së Merih Demiral tek skuadra e Atalantas, Juventus është hedhur në garë për të gjetur një zëvëndësues të denjë për të.
Ky emër tashmë është gati pasi Zonja e Vjetër e ka të qartë objektivin e saj në merkato.
Bëhet fjalë për qendrën e mbrojtjes së Fiorentinës, Nikola Milenkovic.
Mbrojtësi i lindur në vitin 1997 ka një kontratë që skadon në qershor të vitit 2022 dhe është duke kërkuar largimin nga Firence gjatë kësaj vere.
Zonja e Vjetër ka shfaqur interesim për blerjen e tij dhe një marrëveshje mes palëve mund të arrihet për një shumë prej 15 milionë eurosh.