Diçka e madhe po përgatitet: Agnelli dhe Perez në Barcelonë në takim me Laportan!

Presidenti i Juventusi, Andrea Agnelli dhe ai i Real Madrid, Florentino Perez tashmë kanë zbarkuar në Barcelonë ku do të zhvillojnë një takim me presidentin e Barcelonës, Juan Laporta.

Tema e këtij takimi të rëndësishëm pritet që të jetë përsëri Superliga Europiane.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë 3 nga 12 skuadra që i rrinin pas këtij projekti.

9 skuadrat e tjera u tërhoqën nga ky projekt pas kërcënimeve të UEFA që mund të gjobiste ato rëndë duke mos i lejuar të marrin pjesë në garat europiane.

Por kjo nuk po i ndalë 3 gjigantët europianë që të vazhdojnë akoma planifikimin e një lige të tillë.

Madje edhe 9 skuadrat tjera nuk janë tërhequr akoma plotësisht për shkak se ato kanë nënshkruar më herët marrëveshjen e iniciuar nga Florentino Perez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here