Icardi largohet nga PSG, arrin marrëveshje me gjigantin e Serie A!

Transferimi i mundshëm i Lionel Messit tek skuadra e Paris Saint Germain do i zerojë mundësitë e Mauro Icardit për të zënë një vend në formacionin e parë.

E ardhmja e sulmuesit argjentinas pritet që të jetë përsëri në Serie A por kësaj rradhe tek rivalët e Interit.

Agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Wanda Nara është duke punuar për arritjen e marrëveshjes që duket shumë pranë të konkretizohet.

Bëhet fjalë për skuadrën e Romës me në krye Jose Mourinho që po kërkon transferimin e tij sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Kjo për faktin që Edin Dzeko pritet që të transferohet këtë verë tek Inter ku do të zërë vendin e të larguarit, Romelu Lukaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here