Operacion i madh: Jao Felix përfundon në Serie A!

Marrëdhëniet në mes të Diego Simeone dhe Joao Felix nuk janë nga më të mirat dhe ky fakt pritet të jetë shkaku që portugezi do të largohet nga Wanda Metropolitano këtë afat kalimtar.

Atletico Madrid sa i përket kësaj çështje është shfaqur e hapur për të dëgjuar ofertat që mund të vijnë në drejtim të tyre.

Nga Italia po përgatitet një ofenzivë që me shumë mundësi do të jetë e sukseshme.

Bëhet fjalë për Beppe Marottan i cili i ka komunikuar edhe presidentit Zhang që tashmë duhet të fillojnë blerjet në merkato për të mos humbur kualitetin e skuadrës.

Kualiteti dhe mosha e re kanë bërë që Neroazzurët ta kenë atë një objektiv të rëndësishëm për këtë verë dhe nuk do ndalen deri në transferimin e tij.

Plani është që të realizohet një huazim 2 vjeçar dhe pastaj të kenë të drejtë blerje, njëjtë siç veproi Juventusi me Alvaro Moratan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here