Shitja e Lukakut i hapë rrugën blerjeve të reja!

Inter deri më tani ka parë sesi skuadra që triumfoi në Serie A sezonin e kaluar po shpërbëhet dalëngadalë.

Me shitjen e Romelu Lukakut, financat e Interit kanë marrë frymë lirshëm dhe tashmë blerja e parë është gati të ndodhë nga kampi i zikaltërve.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e skuadrës holandeze PSV, Denzel Dumfries i cili po kërkon vetë një transferim tek kampionët e Serie A.

Gianluca Di Marzio, raporton që 25 vjeçari holandez do të vijë si zëvëndësim për Achraf Hakimin i cili u largua muajin e kaluar për tek Paris Saint Germain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here