Manchester United ishte në garë deri më tani për transferimin e Alessandro Florenzit nga skuadra e Romës por negociatat dështuan dhe Djajtë e Kuq janë tërhequr nga gara.
Anësori i Romës tashmë ka një opsion tjetër para vetes dhe bëhet fjalë për një skuadër brenda Italisë.
Mbrojtësi nuk është në planet e Jose Mourinhos dhe për këtë arsye gjatë ditëve të ardhshme pritet që të ndërrojë ambient ku do të transferohet tek skuadra e Milan.
Rossonerët kanë gati ofertën për një huazim 1 vjeçar dhe pastaj me të drejtë blerje gjatë verës së ardhshme.