Bombë: Jovic në San Siro, ylli i kuqezinjëve do veshë fanelën e Los Blancos!

Zhvillime dramatike në merkaton e Milanit gjatë orëve të fundit ku po bëhet gati një shkëmbim që deri para disa javësh do konsiderohej ndoshta edhe qesharak.

Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi dhe ja kanë vënë syrin sulmuesit të Real Madrid, Luka Jovic.

Mirëpo për të ardhur deri tek ai kuqezinjtë duhet që të bëjnë një sakrificë të madhe.

Kjo për faktin që Real Madrid ka hedhur në tavolinë opsioni e shkëmbimit mes Jovic dhe Franck Kessie.

Don Balon raporton që Florentino Perez është shumë i interesuar për transferimin e yllit të Milan dhe është i gatshëm të ofrojë shërbimet e sulmuesit serb për të arritur këtë objektiv.

Rossonerët deri më tani kanë dështuar që të rinovojnë me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, detaj ky që i jep akoma më shumë shpresë skuadrës madrilene.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here