I zhgënjyer tek PSG, Marquinhos transferohet tek gjiganti italian!

Nasser Al-Khelaifi po bën gjithçka që është e mundur që skuadra e tij sezonin e ri të jetë në gjendje për të fituar Champions League.

Transferimi i Sergio Ramso dhe kërkesa për blerjen e Kalidou Koulibaly kanë bërë që Marquinhos të shprehë hapur pakënaqësinë e tij me drejtuesit e skuadrës.

Kaq ka mjaftuar që ai tani të kërkojë një skuadër të re pasi ai nuk po ndihet më i vlerësuar tek skuadra franceze.

Ky skenar është ideali për Andrea Agnellin i cili po kërkon një emër të tillë për qendrën e mbrojtjes.

Me Cristiano Ronaldon që tashmë ka bërë të ditur që ky ishte sezoni i fundit me Zonjën e Vjetër, Biankonerët tashmë kanë dyert e hapura për një transferim të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here