Leicester City shokon Inter, transferon dy yjet e Neroazzurëve me një ofertë të majme!

Inter ka filluar të studiojë mundësitë e saj për blerje të reja në merkato por duket se largimet nga kjo skuadër nuk kanë marrë akoma fund.

Kjo për faktin që tashmë një tjetër skuadër nga Premier League i ka vënë syrin dy yjeve të kësaj skuadre.

Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia nuk do të bëjnë fansat e Interit të lumtur.

Kjo për faktin që Leicester City po përgatitë një ofertë prej 50 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e dyshes, Stefan De Vrij dhe Marcelo Brozovic.

Problemi qëndron tek fakti që presidenti Zhang këtë verë nuk ka asnjë futbollist që e konsideron të paprekshëm dhe kjo dyshe shumë shpejt mund të përfundojë në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here