Marrëdhëniet e këqija me De Laurentiis, Insigne tek rivalët e Napolit!

Lorenzo Insigne ka paralajmëruar largimin e tij nga Napoli gjatë kësaj vere por marrëdhëniet e këqija me presidenti Aurelio De Laurentiis mund që të përshpejtojnë këtë largim.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, De Laurentiis dhe Insigne nuk flasin në mes vete as kur janë të ulur së bashku në një tavolinë e lëre më të diskutojnë për rinovimin e kontratës.

Shitja e tij këtë verë i konvenon napolitanëve pasi sezonin e ardhshëm atij i skadon kontrata dhe mund të largohet me parametra 0, që do ishte një humbje e madhe për ta.

Ndërkohë interesimi për të është shumë i madh nga dy skuadrat e Milanos, Inter e Milan dhe njëra prej tyre pritet që ose këtë verë ose verën e ardhshme të sigurojë shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here