Pas Dzekos, arrihet edhe marrëveshja e re 30 milionë euro!

Inter tashmë ka siguruar shërbimet e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko por ky nuk do të jetë emri i vetëm për këtë repart.

Kjo për faktin që Neroazzurët janë duke përgatitur edhe surprizën e rradhës për teknikun e tyre, Simone Inzaghi.

Bëhet fjalë për shërbimet e sulmuesit të Lazios, Jaoquin Correa i cili pritet të ndërrojë ambient këtë verë.

Marrëveshja duket vetëm një hap larg mes dy skuadrave italiane.

Il Messaggero raporton që bëhet fjalë për një shifër prej 25 milionë eurosh plus 5 milionë të tjera që Lazio do ti përfitojë në formë bonusesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here