Roma nuk ndalet, arrihet marrëveshja 45 milionë euroshe për transferin e ri!

Jose Mourinho duket se i ka sjellur Giallorossëve një marsh më shumë edhe në merkaton e kësaj vere.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka arritur një marrëveshje të majme sa i përket repartit të sulmit për shkak se Edin Dzeko pritet ti bashkohet Interit këtë verë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Chelseas, Tammy Abraham i cili gjithashtu kërkohej nga Neroazzurët.

Vlerja e këtij transferimi pritet që të kapë shifrën e 45 milionë eurove por vetëm 5 milionë euro do të paguhen në fillim ndërsa tjerat sipas të gjitha mundësive në formë këstesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here