Përmbyllet gjithçka: Edin Dzeko do të jetë ‘nënta’ e re e Interit!

Kapiteni 35 vjeçar i kombëtares së Bosnje Hercegovinës, Edin Dzeko ka vendosur që karierën ta vazhdojë tek skuadra e Interit.

Mediat në Itali bëjnë të ditur që tashmë të gjitha detajet e marrëveshjes kanë përfunduar dhe gjatë kësaj dite pritet të bëhet edhe nënshkrimi i kontratës së re.

Dzeko do të nënshkruajë një kontratë të re 2 vjeçare me një pagë prej 5.5 milionë eurosh në sezon ndërkohë që Roma përfiton 2 milionë euro nga shitja e tij.

Dzeko ka arritur që me Romën të shënojë 119 gola duke u bërë kështu futbollisti i tretë në historinë e klubit për kah golat e shënuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here