Sergino Dest tek gjiganti i Serie A!

Sergino Dest është emri i rradhës që pritet të sakrifikohet nga skuadra e Barcelonës për të lehtësuar sadopak financat e rënduara të klubit.

20 vjeçari premton shumë për të ardhmen mirëpo katalanasit nuk e kanë luksin që të mbajnë shumë futbollistë në stolin e tyre.

Amerikani nuk do ta ketë të vështirë të gjejë skuadrën e tij të re për shkak se një ndër skuadrat më të mëdha në Serie A  po kërkon shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për AC Milan e cila po hasë në vështirësi për transferimin e Alessandro Florenzit pasi Roma po kërkon shitjen e tij ndërkohë që Rossonerët insistojnë në një huazim me të drejtë blerje.

Ndërsa me Dest ndryshon puna pasi Barcelona kërkon vetëm ta largojë këtë sezon për shkak të pagës dhe kuqezinjtë mund ta blejnë kartonin e tij gjatë verës së ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here