Verën e kaluar ishte njëri nga emrat më të kërkuar në Serie A.
Jeremie Boga gjatë këtij afati kalimtar pritet të largohet nga skuadra e Sassuolos për të vazhduar karierën tek njëra nga skuadrat më të mëdha në gadishull.
Anësori i lindur në vitin 1997 nuk është një kafshatë e lehtë edhe për skuadrat e mëdha pasi ka një çmim në treg rreth 30 milionë euro.
Sassuolo këtë verë është e interesuar vetë për shitjen e tij për shkak të kontratës që i skadon verën e ardhshme.
Napoli pritet që të mbetet pa Lorenzo Insignen i cili ka filluar negociatat me skuadrën e Interit dhe transferimi i tij tek Neroazzurët duket çështje ditësh.
Me paratë që do grumbullohen nga shitja e tij pritet që të financohet ardhja e Bogas në stadiumin Diego Armando Maradona.