Ditëve të fundit ka pasur bisedime intenzive në mes të skuadrës së Romës dhe përfaqësuesve të sulmuesit të Chelseas, Tammy Abraham për një transferim të mundshëm.
Por gjërat duket se nuk shkuan ashtu siç planifikuan Giallorossët pasi sulmuesi nuk duket i bindur me projektin e skuadrës nga Olimpico.
Kjo ka bërë që Jose Mourinho të aplikojë planin B, ku bëhet fjalë përsëri për një emër nga Premier League por kësaj rradhe nga rradhët e Arsenal.
Corriere dello Sport bëri të ditur që Roma tashmë ka kthyer përsëri vëmendjen e saj tek Alexandre Lacazette i cili është pranë largimit nga Arsenal dhe e mirëpret një mundësi për të qenë nën urdhërat e Jose Mourinhos.