Inzaghi me urdhër të prerë, kërkon transferimin e sulmuesit të Serie A!

Simone Inzaghi i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës se kërkon një përforcim për repartin e sulmit dhe ka gjetur emrin e duhur.

Marotta ka filluar ditëve të fundit sulmin në merkato pas pakënaqësive të shumta që kishin lindur nga shitja e Romelu Lukakut.

Tekniku i Neroazzurëve ka kthyer sytë kah ish skuadra e tij Lazio, kësaj rradhe për tu bashkuar përsëri me sulmuesin e tij, Joaquin Correa.

26 vjeçari është sulmuesi ideal që Inzaghi po kërkon dhe vetë dëshira e futbollistit është që të transferohet tek kampionët e Serie A.

Bisedimet me Claudio Lotiton nuk pritet që të jenë të lehta për shkak të kokëfortësisë që e karakterizon presidentin lazial.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here