Kane tek City: Paratici gjen pasuesin e tij në Serie A1

Harry Kane do të transferohet tek skuadra e Manchester City në një transferim marramendës që pritet të kapë shifrën e 150 milionë eurove.

Një largim ky i dhimbshëm për Tottenham mirëpo që njëkohësisht do të mbushë arkat e klubit dhe do i lejojë londinezëve të ndërhyjnë fuqishëm në merkato.

Fabio Paratici nuk ka humbur kohë dhe që tani ka gjetur emrin që do e zëvëndësojë anglezin.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic i cili pritet të largohet nga Firence këtë verë dhe mundësitë më të mëdha janë që ai të transferohet në Londër.

Juventus dhe Inter duken të dorëzuar për shkak se me 150 milionë euro të tubuara, Tottenham nuk do të njohë konkurencë në këtë garë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here