Transferim që nuk e mendonte askush, Coutinho tek gjiganti italian!

Barcelona është në luftë me kohën për të përmbushur kushtet financiare për të nënshkruar me futbollistët e rinj që transferoi këtë verë.

Për të arritur një gjë të tillë skuadra e Barcelonës duhet që të reduktojë pagat e futbollistëve ku është detyruar të largojë shumë emra të mëdhenj.

Prej të parëve që do largohet pritet të jetë Philippe Coutinho, emër të cilin Barcelona tashmë e ka nxjerrë në shitje.

Kur të gjithë prisnin skuadrën e Juventusit që të fillonte bisedimet me katalanasit për shërbimet e brazilianit, tashmë është një skuadër tjetër nga Apenine që po shqyrton këtë mundësi.

Bëhet fjalë për Lazion e cila po mendon seriozisht transferimin e Coutinhos në Olimpico.

Lucas Leiva pritet të luajë një rol kyç për të bindur brazilianin që të transferohet, për shkak se kanë qenë së bashku tek skuadra e Liverpool.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here