Rossonerët akoma nuk kanë përmbushur të gjithë objektivat e tyre të merkatos verore dhe tashmë në skenë ka hyrë një emër i ri nga Bundesliga.
Paolo Maldini tashmë është fokusuar në repartin e mesfushës ku pritet të paktën një emër i ri para fillimit të sezonit.
Kicker raporton që një emër i ri ka hyrë në listën e skuadrës nga San Siro.
Bëhet fjalë për Florian Grillittsch, futbollist 26 vjeçar nga Austria.
Ai mbron ngjyrat e skuadrës së Hoffenheim dhe sezonin e kaluar ndihmoi skuadrën e tij me 1 gola të shënuar dhe 4 asistime.
Milan është shumë e interesuar për këtë futbollist dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet edhe oferta në drejtim të gjermanëve për të përfunduar gjithçka me sukses.